Ministri Ditmir Bushati viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Dimtir Bushati sot do ta vizitoj Kosovën.

Në ora 9 ai pritet të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj në ndërtesën e Qeverisë.

Pas kësaj, ai do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli.

Pas takimit, në orën 10:10 të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për medie.