Ministri i Drejtësisë: Keqpërdoruesit e listave të veteranëve do të dënohen sipas ligjit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se debati mbi dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj që ka qenë duke hetuar listat e veteranëve ka rikthyer edhe një herë temën e këtyre listave.

Tahiri përmes Facebook, ka thënë se nëse vërtetohet se ka pasur keqpërdorime, keqpërdoruesit do të dënohen sipas ligjit, përcjell Klan Kosova.

“Si ministër i Drejtësisë, për aq sa kam mandat ligjor, do t’i japë mbështetje të fuqishme institucioneve të pavarura në hetimin e kësaj çështje deri në fund, në mënyrë që të rikthehet dinjiteti i plotë i veteranëve që i ka vulosur historia, para se t’i vulosë lista e kujtdo”, ka thënë ai.