Ministri i Jashtëm grek viziton zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka mbërritur në Turqi në shenjë mbështetjeje, pavarësisht një rivaliteti të gjatë mes dy vendeve të NATO-s.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias u takua me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, sipas pamjeve në televizionin shtetëror ERT, përpara se të hipnin në helikopterët për në rajonet e goditura nga tërmeti.

Ardhja e Dendias shënon vizitën e parë të një ministri evropian në Turqi që nga tërmeti.

Dy ministrat po udhëtojnë për në Antakia, ku shpëtimtarët grekë po ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit. /mesazhi