Ministri i Jashtëm jordanez arrin në Ramallah për bisedime me udhëheqësin palestinez

Ayman al-Safadi

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman al-Safadi, sot mbërriti në qytetin e Ramallahut të Bregut Perëndimor për bisedime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).

Safadi mbërriti me një helikopter jordanez dhe filloi bisedimet me Abbas pas mbërritjes në Ramallah.

Më herët, Wasel Abu Yousef, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), tha se bisedimet janë duke u zhvilluar për të koordinuar pozicionet midis Egjiptit, Jordanisë, Palestinës dhe Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi një turne në Lindjen e Mesme për të forcuar armëpushimin e kohëve të fundit midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze në Rripin e Gazës.

Abu Yousef tha se diskutimet synojnë të hapin një horizont politik për t’i dhënë fund pushtimit dekadësh të Izraelit të territoreve palestineze.

Blinken mbërriti sot në Izrael si pjesë e një turneu që përfshin gjithashtu Ramallahun, Jordaninë dhe Egjiptin.

Sipas Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken, do të takohet me Abbas-in, kryeministrin Mohamed Shtayyeh dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Autoriteti Palestinez, përpara se të vizitojë Jordaninë dhe Egjiptin. /aa