Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton zgjerimin e NATO-s me homologun amerikan Blinken

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme turke, gjatë bisedës telefonike u diskutua zgjerimi i NATO-s dhe Samiti i Liderëve të NATO-s që do të mbahet në Vilnius këtë javë.