Ministri i Jashtëm turk: Palestina është “busulla morale e kohës sonë”

Fidan also said Turkiye believes ‘only regional actors can provide sustainable solutions to regional problems’ [AFP]

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Palestina përfaqëson “busullën morale të kohës sonë” dhe është një provë vendimtare për botën muslimane nëse ajo mund t’i kthejë vlerat e përbashkëta në veprim të përbashkët.

Duke folur në Konferencën Rinore Al Sharq në Stamboll, Fidan tha se kjo nënkupton kundërshtimin e agresionit izraelit dhe adresimin e çështjes së zgjerimit izraelit.

Ai u ndal edhe te armëpushimi në Gaza, duke theksuar se ai nuk përbën paqe të vërtetë. Sipas tij, paqja kërkon drejtësi, ndërsa drejtësia kërkon një shtet palestinez sovran, të lirë dhe të qëndrueshëm. /mesazhi