Ministri izraelit bën thirrje për dënim me vdekje për ata që janë përfshirë në ofensivën e 7 tetorit

Yisrael Katz

Ministri izraelit i Energjisë, Yisrael Katz, ka bërë thirrje për formimin e një gjykate të posaçme ushtarake për të vendosur gjykimin dhe dënimin me vdekje për ata që janë përfshirë në ofensivën e 7 tetorit në Izrael, transmeton Anadolu.

Katz tha se ai kontaktoi me ministrin e Drejtësisë, Yariv Levin, për të zbatuar ligjin e Izraelit për “ndjekjen penale të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj anëtarëve të Hamasit”.

Në një letër drejtuar shefit të drejtësisë izraelite, Katz tha se krahasimi i sulmit të Hamasit me krimet e luftës naziste nuk është i largët dhe se sulmet kërkonin një përgjigje të vendosur.

Aktualisht, ligji izraelit lejon dënimin me vdekje vetëm nën ligjin nazist dhe për tradhti.