Ministri Rikallo mund të dorëhiqet javën që vjen

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, pritet që të dorëhiqet gjatë javës që vjen, në mënyrë që të plotësohet kushti nga Partia Socialdemokrate për votimin e buxhetit 2019 në seancën që do të mbahet me 31 janar.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka folur dje gjatë mbledhjes së Qeverisë për mundësinë e dorëheqjes së ministrit Rikallo.

“Nëse shkarkohet Rikallo nuk është që unë po i bëj një vlerësim të punës, ai është gati në dorëheqje”, ka thënë Haradinaj.

“Me Listën Serbe nuk kam komunikuar, me PSD-në kemi folur për përkrahje të buxhetit”, ka shtuar Haradinaj, transmeton Klan Kosova.