Ministri serb tenton të futet në Veri, Policia e Kosovës e kthen prapa

Pasi ua ndaluan hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit, Nikola Selakoviqit dhe ministrit Aleksandar Vulin, edhe Ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq nuk është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.

Sipas Tanjug, rreth orës 11:30, policia e Kosovës ndaloi kalimin e minsitrit Vukosavljeviq që të futet në kufirin në Jarinjë.

Vukosavljevic i cili është ministër i kulturës dhe informacionit ka thënë fakti që nuk i është lejuar të hyjë në Kosovë për ti vizituar manastiret është një gaf dhe lëshim i madh që nuk i kontribuon situatës së përgjithshëme.