Ministri turk thotë se këtë muaj nis ndërtimi i 500 shtëpive në Shqipëri

Ministri i jashtëm i Turqisë, Murat Ahmet Yoruk në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit tha se 500 shtëpitë e premtuara nga presidenti Erdogan do të fillojnë të ndërtohen në fund të muajt mars.


“Në janar kishim disa tërmete në Turqi, shumë njerëz humbën jetën. Kishim edhe problemet në kufirin turk, na vonuan në kontributin tonë. Master-plani i projektit është gati, duhet të firmoset, pastaj të kalohet në procedurat e tjera Brenda këtij muaji autoritetet turke do të vijnë në Shqipëri për procedurat burokratike. Pas përfundimit të procedurave, të fillohet me ndërtimin në fund të muajit mars”, tha ai.


Tërmeti i 27 nëntorit të vitit të kaluar shkatërrojë shumë shtëpi dhe banesa në Shqipëri.
Për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtim u mbajt edhe një Konferencë e Donatorëve, ku iu premtuan rreth 1 miliard euro.