Ministria njofton për heqjen e homologimit të automjeteve të reja

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka dhënë detaje rreth heqjes së homologimit të automjeteve të reja.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), ka bërë të ditur se është hequr homologimi për automjetet e reja.

Sipas njoftimit, ky vendim vjen duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ku edhe kanë filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim.

Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, MIT ka bërë të ditur se përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës.

I njëjti verifikim sipas MIT-së do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

MIT ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët