Miratohet në parim rishikimi i Buxhetit për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim projektligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Pas dy orëve diskutim për këtë buxhet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.

“Konstatoj se me 68 vota për, një votë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e mori këtë vendim, pra miratohet në parim projektligji 08/016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 07/L 041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021”, ka deklaruar Konjufca.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që të mbahet edhe një seancë që të miratohet shqyrtimi i dytë i rishikimit të Buxhetit më 28 korrik.