Miratohet Projektligji për marrëveshjen për burgje me Danimarkën

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Marrëveshja është miratuar në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

“Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.