Mjeku i akuzuar Xheladin Kryeziu përballet me dëshmitë e kolegëve për vdekjen e pacientes

Mjeku i akuzuar Xheladin Kryeziu përballet me dëshmitë e kolegëve për vdekjen e pacientes

Për dy ditë me radhë ishte e paraprë të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj të akzuuarit Xheladin Kryeziu, me profesion  specialist i ortopedisë,  pranë Spitalit rajonal në Prizren ” Dr. Daut Mustafa ”, i cili akuzohet për veprën penale të trajtimit të pandëgjegjshëm mjekësor një paciente me çka ka rezultuar me vdekjen e pacientes më vonë.

Me datën 30 tetor, në shqyrtim dha dëshminë e tij eksperti  Dr. Xhemajl Selmani, i ftuar si dëshmtiarë, lidhur me mendimin e tij profesinal të dhënë lidhur me rastin për të cilin akuzohet Xheladin Kryeziu.

Fillimisht Dr. Xhemajl Selmani, saqroi se nga Bordi etiko profesional pranë Ministrisë së Shëndetësisë është caktuar në ekipin e mjekëve për dhënien e mendimit profesional për çështjen e caktuar.

Më tutje deklaroi se ” në bazë të dokumentacionit mjekësor që e kanë pasur në shqyrtim për dhënien e mendimit profesional, kemi ardhur në konklution se pacientja në fjalë ka vekur si pasojë e embolisë mushkërore e shkaktuar nga tromoza e venave të thella, të ekstreimetit të poshtëm, e cila se sigurisht do të verifikohej më mirë po të bëhej autopsia”

Sipas mjekut i ftuar si dëshmitar e meta më e madhe e këtij rasti është mungesa e autopsisë, sipas të njëjtit ” ky proces gjyqësor do të zhvillohej drejtë dhe do të mundësohej vendosja e drejtë e kësaj çështje gjyëqsore, ky është mednim i imi si mjek dhe si ekspert i kësaj çështje ” deklaroi ai .

Në përfundim të dëshmisë së tij ai shtoi ” në emër të të gjithë kolegëve, kërkoi falje për dështimet e mundshme profesinale dhe familjarëve të rastit u shprehim ngushëllime, por duke ditur se në çfarë kushte punojmë dhe duke ditur presionin të cilin ne e kem për shkak të numrit të vogël të punonjësve shëndetësor në raport me numrin e madh të popullsisë, gabimet dhe dështiemt janë të mundshme ”.

Ndërsa me datë 31 tetor ishte e paraprë të paraqitej Dr. Lulzim Vokrri,  i ftuar si kirurg vaskular, gjithashtu për të elaboruar mendimin profesional të dhënë lidhur me këtë çështje, por i njëjti  nuk nuk u paraqit në seancë për shkak të obligimeve dhe detyrave të punës, në QKUK në Prishtnë, pas kontaktit me telefon kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi  morri konfirmimin e i njëjti do të paraqitet në seancën e datës 14 nëntor, ku edhe do të jep dëshmin e tij, dhe do ti përgjigjet pyetje të palëve dhe të trupit gjykues.

Siaps aktakuzës së Prokrurosië së shtetit i akzuuari Xheladin Kryeziu ngakrohet me veprën penale të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, që ka rezultuar me vdekjen e një personi.

Sipas aktakuzës i akuzuari  në periudhat mars – prill të vitit 2015, në repartin e ortopedisë të spitalit të prizrenit ” Dr. Daut Mustafa ”, në cilësinë të mjekut specialist i ortopedisë, me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore, përdor haptas metodën e papërshatshme mjekësore, dhe nuk përdori masat e përkatëse higjienike, me ç’rast ka shkaktuar keqësimin e gjendjes shëndetësore tek pacientja, tashmë e viktima, e cila pas përkeëqsimit të gjendjes, vjen deri tek arresti kardiak, gjendja e të cilës përkeqësohet, si pasojë e përkeqësimit vdes në Spitalin Rajonaë të Prizrenit ” Dr. Daut Mustafa ”.

Seanca e rradhës u caktuar me datë 14 nëntor.