Mjeku ia jep një lajm tronditës Brazilit për Neymarin

Tifozët supersticiozë brazilianë të futbollit kanë frikë se Neymar do ta humbasë Botërorin, pasi një parashikues i famshëm i fatit parashikoi vitin e shkuar se ylli i PSG-së do të pësonte një dëmtim të rëndë, i cili do ta pengonte që të shkonte me Brazilin në Rusi këtë verë.

Karlinjos Vidente, një mjek, i cili ka programin e tij televiziv në Amerikën e Jugut, paralajmëroi në dhjetor se Nejmar do të qëndronte larg fushave për 5-7 muaj pas një dëmtimi.“Neymar nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit. Ai do të qëndrojë jashtë fushe për 5-7 muaj, por Brazili ende do të renditet i treti ose i katërti në turne”.

Aktualisht, sulmuesi 26-vjeçar është duke u rikuperuar nga një frakturë në kockën e metatarsalit që pësoi muajin e shkuar, ndërkohë që shumë veta në Brazil besojnë se parashikimi i Videntes është i saktë. Teoritë e tij të parashikimit kanë treguar se kanë një saktësi të frikshme.

Ai parashikoi eliminimin e Brazilit nga Gjermania në gjysmëfinalet e Botërort, përpara se “Seleçao” të shkatërrohej 7-1 në tokën e saj në 2014.

Ai ka parashikuar gjithashtu se “pancerat” do të mbrojnë titullin e tyre në Rusi këtë verë, ndërkohë që 5 herë kampionët e Botës do të eliminohen përsëri në gjysmëfinale.