Moda e fjalës së fundit: Dizajnerja Lejla Feta sjell koleksion me motive tradicionale

Dizajnerja Lejla Feta edhe kësaj here vjen me modele unike te cilat i përmbushin kërkesat e klientëve deri në detaje, duke skalitur në material modën më të fundit por edhe më të bukur.

Një vit plot me angazhim në këtë drejtim na sjell disa koleksione, nga të cilat modelet e saj tanimë kanë zënë vend në vende të ndryshme të botës

Puna e radhës na shpalosë modelet me materiale të pëlhurës origjinale me motive tradicionale, duke mos lënë anash as punën e dorës – një vulë kjo shtesë e dizajneres me stil që shkon përtej modës.

Fotografitë e mëposhtme ju sjellin vetëm një shkëndijë nga e gjithë puna e saj.