Modeli i ri P72 nga De Tomaso thuhet të arrijë vlerën e 750 mijë eurove

De Tomaso P72, është planifikuar të dalë në shitje para fundit të vitit 2024, dhe pritet që prodhimi i veturës të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti.

P72 fillimisht u prezantua në vitin 2019, me një dizajn të frymëzuar nga modelet e viteve 1960, me një motor V12

Fatkeqësisht motori V12 është shkëmbyer me Ford Coyote V8, dhe nuk do të jetë pjesë e versionit të ri.

Me vetëm 72 njësi të prodhuara, çmimi fillestar për një P72 thuhet të kap vlerën e 750 mijë eurove.

Ndryshe, në vitin 2022, De Tomaso ka prezantuar modelin P900 me një seri të kufizuar prej 18 njësive me motor V12, dhe një çmim prej tre milionë dollarësh.