Modeli ikonik Ibiza nga Seat feston ditëlindjen e katërdhjetë

Kanë kaluar 40 vjet që kur marka spanjolle Seat prezantoi modelin ikonik Ibiza.

Ibiza është një model që ka përcjellë edhe gjashtë breza të tjerë që nga prezantimi i tij dhe ka shitur më shumë se gjashtë milionë njësi.

Madje, ky variant cilësohet si një përparim mjaft i rëndësishëm për markën spanjolle në tregun evropian.

Dizajni i gjeneratës së parë u krijua nga Gioergetto Giugiaro, pjesa e brendshme nga Karmann, ndërsa motori ishte nga Porsche.

Tani Ibiza vjen me një pamje të përditësuar në dizajnin dhe ngjyrat e saj, dhe një logo të veçantë të gdhendur me laser.

Çmimi i saj ende nuk është bërë i ditur, por duket se do të dalë në shitje tremujorin e parë të vitit 2024.

Ndryshe, gjenerata aktuale e Ibiza-s është prezantuar në vitin 2017.