Mogherini flet për aksionin e Policisë në veri, sërish kërkon heqjen e taksës

Aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës nuk ka lënë pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Ajo so tha se ngjarjet e djeshme tregojnë qartë se status-quo-ja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e qëndrueshme, shkruan lajmi.net.

Mogherini po ashtu u ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës t’i kthehen tavolinës së bisedimeve dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një konferencë për media ku u prezentua paketa e BE-së për zgjerim, Mogherini tha se shpreson në rifillimin e dialogut mes palëve dhe një marrëveshjeje eventuale.

“Jam e bindur se një marrëveshje është e mundshme nëse përmbushen kriteret për rifillimin e dialogut. Por, për këtë është shumë e nevojshme që të përmbushen parakushtet tha ajo, para së gjithash të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës” , tha ajo.

Ajo potencoi po ashtu se në Samitin që u mbajt në Tiranë para tri javësh ka riktheksuar edhe njëherë se do të jetë në përkrahje të interesave të të dy palëve, Prishtinës e Beogradit.

Në një vijë me Mogherinin ishte edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Ai tha se duhet të vazhdojë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, mirëpo pati edhe disa kërkesa për këtë të fundit.