Moldavia vendosi të premten një gjendje të jashtëzakonshme për të korrigjuar mungesat e gazit, pas rritjes së çmimit të vendosur nga furnizuesi i saj rus, në një kontekst krize në Evropë.
“Ne po përballemi me një situatë kritike”, tha kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, në Parlament, që e mori këtë vendim të jashtëzakonshëm në një votim.
Një vend i varfër me 2,6 milionë banorë, midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia e merr gazin e saj nga Rusia nëpërmjet një kompanie ruso-moldave, Moldovagaz, e formuar me gjigantin rus Gazprom.
Kjo gjendje e jashtëzakonshme duhet të lejojë që Kishinau të marrë gaz nga vendet e tjera evropiane duke shmangur procedurat burokratike.
Në tetor, Gazprom uli çmimet e tij për Moldavinë nga 550 në 790 dollarë për 1000 metër kub, pasi Evropa përballet me krizën e gazit, veçanërisht për shkak të rifillimit të aktivitetit ekonomik pas pandemisë, stoqeve të ulëta dhe fillimit të dimrit. /atsh