Ballina Artikuj “Mos dërgo pëllumb paqeje te një i uritur, sepse ai do ta...

“Mos dërgo pëllumb paqeje te një i uritur, sepse ai do ta hajë.”

Platoni, filozofi i madh, thuhet se ka thënë:
“Mos dërgo pëllumb paqeje te një i uritur, sepse ai do ta hajë.”
Paqja nuk imponohet mbi atë që i është mohuar drejtësia, dialogu nuk kërkohet prej atij që jeton në frikë, dhe nga i urituri nuk mund të presësh të sodisë kaltërsinë e qiellit ndërsa kërkon një copë bukë.
Mos u flisni njerëzve me idealizma pa u siguruar më parë për nevojat e tyre themelore, sepse uria ua shurdhon veshët ndaj urtësisë, dhe padrejtësia ua fik dritën e madhështisë së brendshme.
Ushqeni barkun më parë dhe ktheni dinjitetin tek ata që e meritojnë, pastaj flisni për fisnikëri…
vetëm atëherë dëgjohet zëri i arsyes dhe çmohet kuptimi i urtësisë.

Halil Avdulli