Mos i thuaj askujt se je pabesimtar…

Ndoshta keni dëgjuar për këtë film francez, i cili konsiderohet të jetë i bazuar në një histori të vërtetë që ndodhi në Francë. Dyqanxhiu turk i quajtur “Sayyid Ibrahim dhe lulet e Kur’anit” me protagonist “Omar Sharif“ ky filmi arriti të ardhura të mëdha dhe shumë çmime, kjo foto është një skenë e filmit…

Xha Ibrahimi, 50 vjeç, është një shitës ushqimor mysliman turk, i cili ka një dyqan në një ndërtesë në të cilën banonte një familje hebreje në Francë, në vitin 1957.
Çdo mëngjes, familja dërgon djalin e tyre 7-vjeçar Xhad për të blerë dhe ai për çdo ditë vidhte një çokollatë nga dyqani.
Një ditë, Xhadi bleu gjërat ushqimore dhe harroi të vidhte, derisa po largohej, xha Ibrahimi e thirri dhe i tha: “Ke harruar të vidhësh çokollatën, sot”.
Xhadin e kapi paniku, “Ti më shihje çdo ditë? Po, i tha Ibrahmi..
Më premto se nuk do të vjedhësh kurrë!
Xhadi i premtoi se nuk do t’i vidhte asnjëherë më!
Kështu çdo ditë ai blente ushqimet, merrte një çokollatë dhe i thoshte xhaxhait Ibrahim, unë e mora Çokollatën, pastaj shkonte në shptëpi.
Marrëdhënia mes tyre sa vinte dhe forcohej, Xhadi filloi t’i tregonte sekretet dhe problemet e tij, Ibrahimi e dëgjonte rregullisht, një ditë hapi sirtarin dhe nxori një libër, duke i kërkuar Xhadit ta mbante, të mbyllte sytë dhe të hapte në dy faqe, në mënyrë që xha Ibrahimi të lexonte në heshtje dhe pastaj fillonin diskutimin serioz derisa të arrinin tek zgjidhja.
Xha Ibrahimi ishte 67 vjeç ndërsa Xhadi ishte 24 vjeç dhe marrëdhënia mes tyre u rrit derisa xhaxhi Ibrahim vdiç.
Ai u la fëmijëve të tij një kuti si testament, duke i urdhëruar t’ia dorëzonin Xhadit? Në atë kohë, Xhad endej rrugëve i pikëlluar me shenja dhimbjeje në fytyrë, sa që kishte harruar të hapte kutinë.
Një ditë ai u fut në një telashe pastaj iu kujtua: “Ah, po të ishte këtu, xha Ibrahimi, do të më dëgjonte dhe do të hapte sirtarin dhe do ta nxirrte librin, tha me vet ai“…
Për një moment iu kujtua kutia, e hapi dhe gjeti librin, mbylli sytë, pastaj e hapi dhe zbuloi se ishte në gjuhën arabe. Ai nxitoi te miku i tij tunizian dhe i kërkoi t‘i lexonte dy faqet. Xhad mori librin dhe filloi të mendonte për problemin e tij dhe zgjidhja ishte para syve të tij
Xhad pyeti mikun e tij se çfarë është ky libër?
Përgjigja ishte: është Kurani Famëlartë.
Xhadi e pranoj Islamin, emri i tij u bë Xhadullah Al-Kurani, më vonë u bë njëri ndër predikuesit më të mëdhej islam në Evropë.
Kur e pyesin për kohën e tij më të lumtur, ai thotë: “Kur dikush bëhet musliman, ndjej se i kam kthyer një pjesë të borxhit xha Ibrahimit”.
“Xha Ibrahimi qëndroj me mua 17 vjet, nuk më ka tha kurr që ti je çifut pabesimtar dhe unë jam mysliman”.
Motoja e tij ishte, njeriut i takon përpjekja, suksesi është e dorën e Zotit.
Më vonë dr. Xhad udhëtoi në Afrikë dhe qëndroi atje afër për 10 vite. Me qinda e mijera njerëz nga fiset Zulu përqafuan Islamin në duart e tij.
Vdiq në vitin 2003 nga një semundje e rënd që e goditi duke qenë në Afrikë në moshen 55 vjeçare.
————
Mos i thuaj askujt se je pabesimtar, sepse secili ka lindur ne fenë e tij, puno me moralin e fesë tënde, sepse feja është moral, dhe mësime që duhet ndjekur.

Nga: Halil Avdulli