Mos shiko çbëjnë sytë, por duart

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Një njeri një ditë në erë të madhe gjuante harabela, dhe për shkak të erës së fortë, i hyri pluhuri në sy dhe filloi të lotonte pandërprerë.

Por, edhe pas kësaj, vazhdoi të gjuante, dhe sa herë që kapte një harabel, ia shkurtonte krahët dhe e vendoste në çantë.
Dy harabela nga degët e afërta e vërejtën dhe njëri i tha tjetrit:
– A po e sheh këtë gjuetar, unë mendoj se nuk na mendon të keqen kurrsesi. Shikoje sa i ndjeshëm është, vazhdimin qan dhe loton.”
Harabeli tjetër i tha: “Mos shiko ç’bëjnë sytë e tij, por shiko ç’bëjnë duart e tij.”

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi (r.a)