Mos u krahaso me lumturinë e askujt

Mos u krahaso me lumturinë e askujt sepse:

Edhe ata bashkëshortë që urojnë ditëlindje me organizim të mahnitshëm, me dhurata e dhurata, e shumë gjëra në rrjete sociale, pas pak minutash mund të zihen!
Edhe unë si nënë që sapo shpalos një sukses të vogël me fëmijët e mi para jush, pas pak mund të bërtas, t’i qortoj dhe ti bëj madje të qajnë!
Edhe ato nuset e bukura që me botox, makijazh e filtera të fotove të mahnitshme që na bëjnë të na duket vetja si të gjora, kur heqin makijazhin janë si unë e ti!
Edhe ata që i sheh në statuse të lumtur, të qeshur, të bashkuar sikur bota është e tyre, kur janë vetëm mërziten, pikëllohen dhe kacafyten!
Edhe ata të cilët ushqehen në tavolina luksoze, në restorante të nivelit më të lartë, edhe ata çdo ditë në shtëpitë e tyre hanë speca, gjizë, vezë, buk thjeshtë si ti!
Edhe ata që shëtisin aty këtu, duke vizituar vende të ndryshme, do kthehen në këtë shtet, ndoshta pa rrymë, pa kushte por sërish jetën e kanë si ti!

Ndaj për asnjë moment mos e llogarit veten më poshtë dhe mos prish lumturinë tënde duke u krahasuar me atë e me këtë, sepse dunjaja ka një rregull: “kënaqsi momentale ndërsa rahati të plotë asnjëherë”!

Të mençurit kanë thënë: “I lumtur është ai i cili din të jetojë dhe të shijojë jetën me aq sa i ka caktuar risk Zoti”

Nga Emine Bajrami