Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

Histori dhe foto të pabesueshme vazhdojnë të dalin nga vendet e fatkeqësive në Turqi dhe Siri.

Në qytetin turk të Hatay, një djalë 8 vjeçar u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh, raporton BBC.

Yigit Cakmak u nxor nga rrënojat i gjallë dhe u dërgua te nëna e tij, e cila e priti me një përqafim të madh.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 9 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi dy vendet. Numri vazhdon të rritet. /koha