MSH apelon për vaksinim: Pandemia nuk ka përfunduar ende

Ministria e Shëndetësisë përmes një videoje ka bërë apel për vaksinim.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre “pandemia nuk ka përfunduar ende”.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende.

Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit.

Vaksinohu edhe Ti!

Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në njoftim.