MSh: Të gjithë ata që i kanë bërë 3 muaj të vaksinimit me dy doza, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë të lëshuar për media bëri të ditur që qytetarët të cilët i kanë marr dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe tani i kanë bërë tre muaj nga marrja e tyre munden te marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese anti-COVID 19.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, deklaron MSH.

Po ashtu MSH-ja njofton që shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bazuar në hulumtimet të shteteve të ndryshme e po ashtu duke e shikuar edhe situatën epidemologjike në vend dhe rajon dhe situatën me variantin e ri Omicron të SARS COV-2.

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.