Muhammed Ali Jr: Unë jam amerikan por nuk e ndiej veten të sigurt

Muhammed Ali Jr. (44) djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali në lidhje me ndalimin e tij në aeroportin në Miami dhe në lidhje me hetimin e tij për shkak të identitetit musliman tha se “Unë jam amerikan por tashmë nuk e ndiej veten të qetë dhe të sigurt”.

Në lidhje me ndalimin e tij në aeroportin Fort Lauderdale dhe që u lirua pas marrjes në pyetje përafërsisht dy orë, 44 vjeçari Muhammed Ali Jr. dhe nëna e tij Khalilah Camacho Ali, i janë përgjigjur pyetjeve të gazetares së Anadolu Agency (AA).

Ali Jr. pasi ka rikujtuar se më 7 shkurt teksa kthehej bashkë me nënën e tij nga Xhamajka në SHBA gjatë kontrollit të pasaportave punonjësit e kanë pyetur “A je musliman?” dhe më pas e kanë marrë në pytje për dy orë. Lidhur me këtë ai ka shpjeguar përjetimet e tij.

“Fillimisht më pyetën për emrin. Iu përgjigja se e kam emrin Muhammed Ali Jr. Ndërsa kur më pyetën ‘kush ta ka vendosur këtë emër?‘ iu përgjigja ‘nëna dhe babai‘. Më pas më pyetën “çfarë feje ke‘. Përballë kësaj pyetjeje nuk e fsheha habinë time dhe u thashë se jam musliman. Nuk besuan në atë që thashë dhe më dërguan në një dhomë tjetër. Edhe aty më parashtruan pyetjet e njëjta. Pasi më mbajtën për 1 orë e 45 minuta pa më kërkuar falje më thanë se mund të shkoja”, tregon Ali Jr.

“Sikur babai im të ishte në jetë…”

Duke theksuar se janë shkelur të drejtat dhe se mund t’i ndodhin sërish këto gjëra përsa kohë që presidenti amerikan Donald Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë Ali Jr. tha se: “Pa ditur se çfarë të bëja dhe të mendoj e ndjeva veten ashtu si në ceremoninë mortore të babit tim. Sikur babai im të ishte në jetë do të thoshte ‘Ti je musliman. Fol dhe kushtoji vëmendje kushtetutës sonë‘. Unë jam amerikan por tashmë nuk e ndiej vehten të qetë dhe të sigurt. Është gabim, në kundërshitm me kushtetutën pengimi i lirisë së fesë duke pyetur çfarë feje ke dhe kësaj duhet t’i jepet një fund”.

“Jam sërish i shqetësuar se mund të ndalohem përsëri kur të kthehem nga haxhi”

Ai thotë se është sërish i shqetësuar se mund të ndalohet përsëri kur të kthehet nga haxhi. “A do të deportohen edhe amerikanët muslimanë që kthehen në shtëpitë e tyre?”, pyet djali i Muhamed Ali.

Ali Jr. thotë se është demoralizuese të nxjerrësh profilin fetar të njerëzve dhe se duhet t’u jepet fund këtyre zbatueshmërive të gabuara kundrejt muslimanëve.

“A je musliman?”

Edhe Khalilah Camacho Ali, nëna e Ali Jr. dhe bashkëshortja e dytë e Muhammed Ali ka theksuar se edhe ndaj saj janë drejtuar pyetje të ngjashme.

“Në kontrollin e pasaportave djali ishte përpara, unë prapa. Na morën pasaportat dhe më pas na dërguan në një vend tjetër. Pavarësisht se i thamë se ishim bashkë nga dërguan në vende të ndryshme. Atyre u thashë se isha gruaja e Muhammed Ali. Më pyetën se ‘nga jeni?‘. Iu përgjigja kam lindur në Chicago. Kur më pyetën ‘A jeni muslimane?‘ iu përgjigja se kjo ‘është një pyetje personale‘ dhe më pas e habitur i thashë se jam muslimane. Mirë ‘kemi nevojë t’u parashtrojmë edhe disa pyetje‘ më thanë. Unë i pyeta përse po më marrin në pyetje dhe më erdh në mendje ndalesa për muslimanët. Nuk më treguan asnjë arsye pse më ndaluan dhe më liruan pas 45 minutash”, tregon Khalilah Camacho Ali.

“Muhammed Ali do ta rrëzonte në nokaut Trumpin”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se vendosin në rrezik islamin duke i parë muslimanët dhe islamin si terroristë Khalilah tha se “Islami do të thotë paqe. Asnjë fe nuk mëson urrejtje apo të vrasësh dikë. Veproni kundër kriminelëve janë apo jo muslimanë”.

Ndërsa në pyetjen “Çfarë do të ishte reagimi i Muhammed Ali përballë kësaj nëse do të ishte në jetë?‘ Khalilah është përgjigjur se “Do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta rrëzonte në nokaut Trumpin”.

“Kjo është diktaturë”

Ndërkohë avokati i familjes Chris Mancini tha se kanë marrë telefonata dhe e-maile nga muslimanët në çdo vend i botës.

“Më shqetësuese është fakti se njerëzit që kërkojnë këshilla nga unë më pyesin ‘A duhet të gënjej, sikur të them që nuk jam musliman‘ në aeroport. Këtu duhet të jetë vendi ku mbrohen liritë e besimit të njerëzve”, thotë Mancini.

Ndër të tjera Mancini ka shpjeguar se organizatat muslimane kanë nisur të formojnë listat e personave që hasin probleme gjatë hyrjes në vend ku dhe në këtë mënyrë kanë mësuar se janë parashtruar pyetje si “A fal 5 vakte të namazit në ditë. Kush është imami juaj, je sunnit, je shiit. A je anëtar i ndonjë grupi musliman. Çfarë lexon tjetër përveç Kuranit?”.

“Trump del në televizion dhe thotë se kjo nuk është një ndalesë për muslimanët. Kjo është në gënjeshtër. Po përpiqemi të kuptojmë se çfarë bën dhe çfarë pyet qeveria nëpër aeroporte, po përpiqemi të kuptojmë Muhammed Ali Jr. dhe nënën e tij si dhe qindra emra të tjerë të mbledhur. Dhe, sipas kësaj do të kalojmë në veprim”, thekson Mancini duke shtuar se administrata do të vazhdojë këto zbatime të saj.

Sipas tij, administrata po injoron kushtetutën derisa ngjarjet të transferohen në gjykata dhe se Trump po kundërshton edhe gjykatën. “Kjo është diktaturë dhe gjykatat janë për të ndaluar atë që dëshirojnë të bëjnë njerëz si ai”, tha avokati i familjes Ali.

Dekreti që presidenti Donald Trump nënshkroi më 27 janar për ndalimin e vizave për 3 muaj kundër 7 vendeve me popullsi me shumicë muslimane pezulluar nga një gjykatës federal. Por, në javët e fundit nga shumë aeroporte të vendit kryesisht nga udhëtarët muslimanë po paraqiten ankesa në lidhje me pengesat që hasin në procedurat e gjata në dogana.