Munishi pas ndeshjes ndaj Llapit: Fitorja na jep shumë zemër

Prishtina ka triumfuar ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili është shprehur se me pak fat e fituan ndeshjen, njofton Klankosova.tv.

“Patëm një kundërshtar të fortë. Ndoshta me pak fat fituam, ndoshta me pak fat e kishim përfunduar ndeshjen edhe më herët. Un i përgëzojë djemtë, i falënderojë plisat dhe i pres në numër të madh ndaj Ballkanit”, është shprehur Munishi.

Munishi theksoi se kjo fitore do iu jep zemër për ndeshjet e radhës.

“U testua edhe karakteri në disa situata, jemi skuadër e re duhet të përballemi me kësi situata, të vazhdojmë tutje, fitorja na jep shumë zemër”.

“Lojtarët treguan formë të lartë. Ne do shkojmë ndeshje pas ndeshje, do të përmirësohemi çdo ndeshje “. /klankosova