Murati: Aktualisht në “superpuna” janë 1,413 pozita të lira pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Ai bëri të ditur se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, por sipas tij, ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, shkruan Murati.