Harry Kane i Bayernit, Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Erling Haaland i Manchester Cityt kanë më shumë gola sesa sulmuesi i Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi mbetet në mesin e pesë golashënuesve që po luftojnë për Këpucën e Artë të futbollit evropian.
Muriqi të shtunën shënoi golin e fitores 2:1 të Mallorcas kundër Real Madridit.
Muriqi dhe Igor Thiago i Brentfordit kanë nga 19 gola, përkatësisht nga 38 pikë në renditje.
Me 31 gola për Bayernin, Kane ka 62 pikë. Mbappe, që ka shënuar 23 gola, i ka 46 pikë, kurse Haaland me 22 gola i ka 44 pikë.








