Tesla ka nisur së fundmi shërbimin e shumëpritur Robotaxi në një zonë të kufizuar në Austin, Texas, dhe tashmë synon të zgjerohet në rajonin e San Franciscos.
Megjithatë, kompania ende nuk ka marrë miratimin nga autoritetet lokale për të vazhduar.
Pavarësisht kësaj, gjatë një telefonate për fitimet tremujore të Tesla-s, Elon Musk deklaroi se “gjysma e popullsisë së SHBA-së do të mbulohet nga Robotaxi deri në fund të vitit”.
Kjo deklaratë vjen ndërkohë që jemi tashmë në fund të korrikut dhe sistemi funksionon vetëm në një qytet të vetëm.
Ndërkohë kujtojmë se disa video nga Texas tregojnë që automjetet e vetëdrejtuara kanë pasur vështirësi me situatat reale në trafik.
Kjo ka ngritur dyshime serioze mbi aftësinë reale të shërbimit për t’u zgjeruar në pjesë të tjera të vendit për vetëm pesë muaj.
Andaj, pretendimet e Musk vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje mbi realizueshmërinë e vizionit të tij për të ardhmen e transportit.








