Musk: Tesla mund të zgjedhë vendndodhjen për një fabrikë të re këtë vit

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha të martën se prodhuesi i automjeteve ndoshta do të zgjedhë një vendndodhje për një fabrikë të re deri në fund të këtij viti.

Kur Wall Street Journal e pyeti Muskun në një event nëse India do të ishte një opsion, ai tha: “Absolutisht”.

Tesla është “serioze” në lidhje me planet e saj për të krijuar një bazë prodhuese në Indi, tha zëvendësministri i vendit për teknologjinë për Reuters në një intervistë javën e kaluar.

Prodhuesi amerikan i automjeteve, njoftoi në fillim të këtij viti se do të hapte një gjigafabrikë në Meksikë derisa njëherësh prodhuesi më i vlefshëm i automjeteve në botë po përpiqet të zgjerojë prodhimin e tij global.

Elon Musk, CEO i Tesla-s, SpaceX, Twitter dhe themelues i disa firmave të tjera, të martën hodhi idenë e krijimit të një institucioni arsimor që kontrollon shumicën e votave të tij, pa dhënë detaje.