Muslija, mesfushori ofenziv më efektiv në Bundesliga 2

Florent Muslija është shquar me paraqitje për Paderbornin në Bundesliga 2 në edicionin e kaluar. Reprezentuesi i Kosovës i prinë listës së mesfushorëve ofensivë më efektiv.

Teknika e gjuajtjes dhe shënimi i golave, sidomos në pjesën e dytë të kampionatit, ka bërë që Muslija t’i prijë kësaj liste të publikuar nga mediumi gjerman “Kicker”.

Muslija është para Branimir Hrgotas, Marvin Wanitzekut, Emmanuel Pherait, Paul Fogut dhe Moritz Kwaitengut.

24-vjeçari me Paderbornin zhvilloi 35 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2022/2023.

Muslija shënoi dhjetë gola dhe pati gjashtë asistime.

Tetë gola i shënoi në pjesën e dytë të kampionatit, derisa asistoi katër herë.