Mustafa: Deputetët e LDK-së, që nuk e votojnë Demarkacionin, nuk përfaqësojnë interesat e partisë

Kryeministri Isa Mustafa duke folur për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të implementohet në Kuvend.

Ai është shprehur i bindur se deputetët e pozitës do të votojnë pro këtij versioni të marrëveshjes, duke thënë se qëndrimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kryesisë së kësaj partie është se duhet të përkrahet në përplotëri.

Por Mustafa ka thënë se ata deputetë që vijnë nga partia që ai udhëheqë, në rast të votimit kundër, nuk përfaqësojnë interesat e LDK-së, dhe se me ta do të merren organet e LDK-së më pas.

“Ata që janë kundër, nuk përfaqësojnë qëndrimet e LDK-së, çfarë bën pastaj LDK-ja më pas, është çështje e organeve të LDK-së”, tha Mustafa në një intervistë në RTK.