Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të mërkurën se ka provokime nga Serbia, por sipas tij institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.
Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.
“Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.