Mustafa: S’do të plotësojmë asnjë kusht nga palët në këmbim të votës për demarkacion

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se shumë shpejtë në Kuvend do të riprocedohet projektligji për demarkacion, por pa precizuar ndonjë datë.

Megjithatë, ai tha se para sa të ndodhë kjo, do t’i ftoj në takim opozitën, raporton KTV.

Ka treguar se paradite ka takuar kryetarët e komunave që lidhen me procesin e demarkacionit, ndërsa do të takojë edhe institucionet tjera të përfshira në proces në mënyrë që të qartësohet situata e mos të përdoret politikisht.

Kryeministri ka thënë se do t’i thërras në një takim edhe Listën serbe, por ka thënë se askujt nuk do t’i plotësohet asnjë kusht në këmbim të votimit.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve për 17 komunat e Kosovës bazuar në performancën e tyre.