Mustafa: Specialja të mbetet, Qeverinë shpejt do ta drejtojmë ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për shfuqizimin e legjislacionit në fuqi që shërben si bazë për funksionimin e Gjykatës Speciale.

Në ceremoninë festive të 28 vjetorit të themelimit të LDK-së, ai ka deklaruar se duhen ruajtur raportet e mira të miqësisë qe kemi me ndërkombëtarët, njofton Klan Kosova.

I pari i kësaj partie ka nënvizuar se për momentin do të jenë bashkëpunues me Levizjen Vetëvendosje, për çështje në të mirë të vendit, por se pret që shpejt të udhëheqin me Qeverinë e Kosovës.