Kur postoj valle burimore shqiptare, këngë rapsodike ose muzikë që qëndron brenda kufijve të normave islame dhe më pyesni apo më gjykoni për këtë, përgjigjja ime është kështu:
Sa i përket të gjitha argumenteve për ndalimin e muzikës: ato ose janë të sakta por nuk janë të qarta, ose janë të qarta, por nuk janë të sakta.”
Kuptimi i kësaj shprehjeje është se, sipas këtij këndvështrimi, argumentet që konsiderohen autentike nuk janë të drejtpërdrejta dhe të qarta në ndalimin e muzikës, ndërsa tekstet që duken të qarta në ndalim nuk janë të qëndrueshme sa i përket autenticitetit ose interpretimit të tyre.
Ky është një formulim i përdorur në debatet juridike islame për të shprehur mendimin e disa dijetarëve se nuk ka një tekst njëkohësisht autentik dhe të prerë (sahih dhe sarih) që ta ndalojë muzikën në mënyrë absolute.
Prandaj, çështja mbetet te argumentet e përgjithshme: ajo që përmban të keqe, fjalë të ndaluara, nxitje drejt mëkatit ose ambient të papërshtatshëm, mbetet e ndaluar; dhe e kundërta, ajo që nuk përmban këto elemente nuk gjykohet njësoj.
______
Dijetarët që kanë mbajtur këtë qëndrim janë të njohur në traditën islame, ndër të tjerë janë: Ibn Hazm, Gazali, Shevkani, Ebu Bekr Ibn Arabi, Abd Ganij Nabulsi, Mustafa Zarka, Xhad Hak Ali Xhad Hak, Mahmud Shaltut, Yusuf Karadawi dhe Abdullah bin Yusuf Xhediia..
Prandaj, që të mos zgjatet pa nevojë debati: unë mbaj këtë qëndrim duke u mbështetur në një traditë të njohur të mendimit islam. Kush ka një mendim tjetër, e respektoj, sepse kjo është një çështje ku kanë ekzistuar dallime mes dijetarëve.
Por kthimi i çështjes në fyerje, përbuzje dhe akuza ndaj tjetrit për mua është injornacë.
Hoxhë Halil Avdulli







