Myftiu Tërnava pritet që sonte të hyjë në brendësi të Qabesë

Me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Tevfik Rabiah, Myftiu Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite.
Në pritjen që Myftiut Tërnava iu bë nga ministri i Haxhit dhe Umres, z. Rabiah, është njoftuar se është përzgjedhur nga të paktë personalitete botërore (pjesëmarrës në Konferencë), që do të nderohet me hyrje në brendësinë e Qabesë për falje dhe lutje.
Kjo është hera e dytë që Myftiu Tërnava përzgjidhet për hyrje brenda Qabesë. Herën e parë kishte hyrë në vitin 2019, ku nga 1200 personalitete, që merrnin pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame, ishte përzgjedhur për falje brenda Qabesë. /bislame