Nana, gruaja, motra e bija – Amanet nga Zoti i Madhëruar.

Prof. Adnan Simnica

Nana, gruaja, motra e bija janë themeli i familjes së mirëfilltë, prandaj janë Amanet i Zotit të Madhëruar. Në bazë të natyrshmërisë së krijuar prej Tij, të drejtat, obligimet e përgjegjësitë e tyre karshi Atij janë të barabarta me babain, burrin, vëllain e djalin, madje trajtesa e kujdesi i programit hyjnor ndaj tyre tejkalon çdo të drejtë njerëzore. Ky është vendi i saj meritor, i natyrshëm dhe larg funksionimeve denigruese të çfarëdo ekstremi qofshin ato, majtas apo djathtas.
Ai që beson Zotin Fuqiplotë mirefilli, e kupton se ajo nuk është eksperiment krimi e as skllave barbarie, prandaj nuk e dëmton atë, e as nuk i hyn në hak asnjëherë asaj.
Vrasja e dikujt tjetër është ndër krimet më të mëdha njerëzore, prandaj Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“…ai që vret njeri, i cili nuk ka mbytur askënd ose që nuk ka bërë ç’rregullime (fesat) në Tokë, është sikur të ketë mbytur të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë (bëhet sebep për shpëtim), është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve…”
(Kuran, El Maide: 32)
Zot, na udhëzo, amin!