NASA përdor teleskopin James Webb për të fotografuar sistemin diellor

Fotot e bëra ndaj Jupiterit tregojnë se James Webb mund të përdoret për studimin e hënave në sistemin tonë diellor.

Ditët e fundit NASA ka publikuar disa foto mahnitëse të universit, grupe galaktikash e foto nebulash duke zbuluar pamjet më të largëta të universit me teleskopin e ri James Webb.

Tani agjencia ka publikuar disa imazhe të objekteve shumë më të afërta. Kur ekipi i James Webb ishte duke kalibruar teleskopin, ata kapën disa foto të Jupiterit për të parë nëse teleskopi mund të përdoret për foto të objekteve qiellore të afërta si Hëna apo asteroidet.

Përgjigja është po. Një foto e kapur me kamerën infra të kuqe tregon gjigantin e gaztë së bashku me hënën e tij Europa.