NASA rikthen lidhjen me mjetin hapësinor lançuar në 1977 pas dy javësh heshtje

Voyager 2 u lançua në 1977 dhe është vetëm një prej dy mjeteve që rikthejnë të dhëna me vlerë nga hapësira.

NASA rifitoi lidhjen me Voyager 2 pas dy javësh mungesë. Më 21 Korrik agjencia humbi lidhjen me Voyager 2 pasi një seri komandash të planifikuar gabimisht e kishin shtyrë dy gradë larg planetit tonë.

Edhe pse ishte programuar që të resetonte orientimin më 15 Tetor, nuk është surprizuese që shkencëtarët e NASA nuk pritën për atë datë për të mësuar në mjeti hapësinore ishte ende operues ose jo.

Voyager 2 u lançua në 1977 dhe është vetëm një prej dy mjeteve që rikthejnë të dhëna me vlerë nga hapësira.

Për pak ditë pas 21 Korrikut, NASA nuk ishte e qartë as për kushtet në të cilat gjendej mjeti. Vetëm më 1 Gusht disa antena tokësore arritën të identifikonin sinjalet e saj.

U deshën 18.5 orë që NASA të dërgonte një sinjal tek Voyager 2 dhe 18.5 orë të tjera që të pranonte mesazhin se Voyager 2 e ka marrë komandën.

Voyager 2 hyri në hapësirën ndëryjore në 2018-ën, që do të thotë se u largua nga flluska plazma e krijuar nge dielli ynë.