Ndalimi zviceran i nikabit kufizim i lirive themelore, thotë OKB

Ravina Shamdasani nga OHCHR

Kombet e Bashkuara kanë dënuar votimin e fundit të Zvicrës për të nxjerrë jashtë ligjit mbulesën e fytyrës – e njohur ndryshe si nikab apo burka.

Zyra e Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se fushata politike që çoi deri në votimin e së dielës u karakterizua nga ksenofobia e maskuar si emancipim për gratë.

“Arsyetimet e paqarta se si mbajtja e mbulesave të fytyrës do të ishte një kërcënim për sigurinë, shëndetin ose të drejtat e të tjerëve nuk mund të konsiderohet një arsye e ligjshme për një kufizim të tillë të lirive themelore,” tha OHCHR në një deklaratë.

Zvicra po bashkohet me numrin e vogël të vendeve ku diskriminimi në mënyrë aktive ndaj grave muslimane tani sanksionohet me ligj, dhe kjo është për keqardhje.

Të dielën, 51.2% e votuesve pranuan një propozim të iniciativës së partive të djathta për të nxjerrë jashtë ligjit mbulesat e fytyrës në hapësirat publike. /Mesazhi.com