Ndalohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Bëhet e ditur se zyrtarët me inicialet D.H. dhe I.I. dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan teve1.info.

Derisa thuhet se Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës