Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kërcënim të nënkryetares së Leposaviqit

I është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve të dyshuarit për kërcënimin e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të martën në një postim në Facebook njoftoi për arrestimin e një personi për kërcënimin e Miletiqit.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar Sveçla.