Ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke, zemërim në Bosnjë dhe Kosovë

Ndarja e çmimit Nobel për letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke ka ngjallur zemërim në Bosnjë dhe Kosovë, ku ai shihet gjerësisht si një mbështetës i madh i kryekasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

Në vitet 1990, Handke doli si një mbrojtës i zëshëm i serbëve gjatë rënies së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, madje duke i krahasuar ata me hebrenjtë nën nazistët.

Udhërrëfimi i tij i shkruar në vitin 1996 “Një Udhëtim nëpër Lumenj: Drejtësi për Serbinë”, shkaktoi një stuhi kritikash dhe në 1999 ai, ai ktheu mbrapsht çmimin prestigjioz gjerman Buechner në shenjë proteste ndaj bombardimeve të Beogradit nga NATO.

Megjithëse OKB e dëshmon të kundërtën, Handke ka mohuar gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë, , ku më shumë se 8,000 Boshnjakë u masakruan nga ushtarët serbë në 1995. Kjo konsiderohet si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një artikull të botuar në The Guardian në prill 1999, gazetari Ian Traynor raportoi se Handke “pretendoi se muslimanët kishin organizuar masakrat e tyre në Sarajevë dhe për këtë i kishin fajësuar serbët.

“Ai nuk besonte se trupat serbe kishin vrarë mijëra burra muslimanë në Srebrenicë në verën e 1995.”

Aktori boshnjak Nermin Tulic, i cili u plagos rëndë gjatë rrethimit të Sarajevës 1992-1995 nga forcat serbe të Bosnjës, “uroi” çmimin duke postuar në Twitter një ikonë me një të vjellë.

Politikani Liberal i Sarajevës Reuf Bajrovic tha se nuk mund ta kuptojë që një juri mendon se “Handke është një shkrimtar i shkëlqyeshëm dhe se mbështetja e tij për Millosheviç dhe gjenocidin e bën atë

Në funeralin e Millosheviçit në vitin 2006 – i cili vdiq ndërsa ishte në gjyq për krime kundër njerëzimit, – shkrimtari mbajti një fjalim vajtues.

Edhe në Kosovë, reagimet ishin të shumta. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës tha se kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet, mes tjerash, në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Pa reaguar nuk mbeti as Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili shkroi në rrjete sociale se çmimi për Handke e bën të irrituar, duke qenë se ka vuajtur pasojat e një gjenocidi të iniciuar nga Millosheviçi në Kosovë, 20 vite më parë. Mesazhi.com/