Ndër mësimet më të bukura të sures Jusuf, paqja e Zotit qoftë mbi të.

“Zilia” e hodhi në gropë.
“Agjentët” e shitën për çmim të lirë.
“Dashuria” e hodhi në burg.
“Të mençurit” e bënë ministër Financash.
Palët e interesit planifikuan për dhe kundër tij.
Nevojtaret e ngritën në fron.
Andaj:Pallati nuk është shenjë dashurie.
Burgu nuk është shenjë urrejtjeje.
Pushteti nuk është shenjë kënaqësie.
Përkundrazi, e gjithë çështja është (dhe kështu Zoti juaj do t’ju përzgjedhë juve).
Rruga e përzgjedhjes dhe e kujdesit është e mbuluar me mbikëqyrjen hyjnore.
Vëllezërit donin ta vrisnin!! Nuk vdiq..!!
Donin që kalimtarët ta merrnin për t’i fshirë gjurmët!!.. I’u lartësua pozita..!!
U shit për të qenë rob!!.. U bë mbret..!!
Donin t’ia fshinin dashurinë nga zemra e babait!!.. Dashuria u rrit..!!!
Mos u shqetësoni për planet njerëzore, sepse vullneti i Zotit është mbi çdo vullnet.
Allahu thotë:
Thuaj neve nuk do të na ndodhë asgjë përveç asaj që na ka caktuar Allahu. Ai është mbrojtësi ynë dhe vetëm te Allahu le të mbështeten besimtarët.

Përshtatur nga arabishtja.
Nga: Korab Hajraj