Ndërfaqja e Apple Watch do të marrë përditësimin më të madh ndër vite

Mark Gurman i Bloomberg thotë se kompania është duke ridizajnuar ndërfaqen e përdoruesit të Apple Watch duke i bërë mini-aplikacionet (widgets) një element qendror në mënyrën sesi ndërveproni me pajisjen.

Apple raportohet se është duke punuar në ndryshimin më të madh të softuerit në watchOS në vitet e fundit.

Mark Gurman i Bloomberg thotë se kompania është duke ridizajnuar ndërfaqen e përdoruesit të Apple Watch duke i bërë mini-aplikacionet (widgets) një element qendror në mënyrën sesi ndërveproni me pajisjen.

Duke përshkruar ndërfaqen e re Gurman thotë se sjell nga e kaluara elementë të sistemit “Glances” që ishin pjesë e modelit origjinal të watchOS duke adoptuar edhe stilin e mini-aplikacioneve që Apple prezantoi krahas iOS 14 vitin e kaluar.

Ai shtoi se ndërfaqja e re do të jetë e ngjashme me fytyrën e Siri që kompania prezantoi në watchOS 4 në 2017-ën por të funksionojë si një mbivendosje e çdo fytyre që dëshironi të përdorni.

Është sikur mini-aplikacionet të vendosen në pirgje siç ndodh kur shfletoni mini-aplikaiconet e hapura që vendosura njëra mbi tjetër në iOS.

Në të njëjtën kohë Apple raportohet se është duke testuar ridizajnimin e butonëve fizikë të Apple Watch ku kurora dixhitale mund të lançojë mini-aplikaiconet e reja të sistemit operativ në vend që tju dërgojë në ekranin home.

Gurman thotë se ridizajnimi vjen për të sjellë një eksperiencë të përafërt me aplikacionet në iPhone. Me WWDC 2023 që është vetëm 1 muaj larg, nuk do të shkojë gjatë përpara se Apple të ndajë informacion më shumë rreth.