Ndërron jetë foshnja, gjyshërit e dehur e hedhin sipër sobës

Maxim Sagalakov, një foshnje 11 muajshe, ka ndërruar jetë i karbonizuar pasi gjyshërit e tij e kishin vënë sipër sobës së shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Khakassia, në Rusi. Sipas “The Sun” gjyshërit e foshnjës, 42 dhe 47 vjeç ishin të dehur me vodka në momentin e krimit.

Foshnja ishte lënë nën kujdesin e prindërve të 20 vjeçares Viktoria Sagalakova. Ajo ishte shokuar kur kishte gjetur djalin brenda sobës së familjes.

Gjyshërit e foshnjës janë arrestuar nga policia dhe mund të përballen me një dënim me vdekje. /E.M R